Sot përuruam stacionin e ri të autobusëve, një projekt konkret drejt një qyteti më modern, më të rregullt dhe më funksional.
Një hapësirë dinjitoze për qytetarët dhe një standard i ri për transportin publik.
Në ceremoninë e prerjes së shiritit morën pjesë Kryetari Sami Lushtaku, Nënkryetari Fadil Nura, Kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu-Alija, deputetja Ariana Musliu-Shoshi, si dhe Sala Jashari, së bashku me shumë qytetarë.
Vazhdojmë përpara me projekte që bëjnë ndryshimin!