
Ata kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të dëshmorëve dhe kanë nderuar më një minutë heshtje. Për luftën e Mehajve, flet edhe Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se lufta e tyre ka qenë kthesë historike për shqiptarët e Kosovës. “Lufta e Tahirit është historike. Ka qenë kthesë historike për shqiptarët e Kosovës, sepse deri në atë kohë, ishte krijuar përshtypja se nuk ka birë nane që ja kthen pushkën Serbisë. Prandaj, tek Adem Jashari dhe grupi i tij, frymëzimi ka qenë te lufta e Tahir Mehës.
Nga ai moment u menduan ndryshe për çështjen shqiptarëve”, ka thënë kryetari i Skenderajt, duke kujtuar ata pak njerëz që kishin marrë pjesë në varrimin e Nebihut dhe Tahirit, në mesin e të cilëve ishin edhe Shaban, Adem e Hamëz Jashari. “Rrethanat kanë qenë të tilla. Jasharët u betuan aty se luftën do ta vazhdojnë deri në fund. Shpeshherë gjatë ndejave me bacin Shaban, Ademin dhe Hamzën kemi biseduar për atë betim që u dha para varrit të Tahirit”, ka thënë Lushtaku, i pakënaqur me gjendjen e sotme të familjeve të dëshmorëve.
Megjithëkëtë, familja Mehaj dhe familjet tjera të dëshmorëve, ndihmohen me një ndihmë të cilën ne po e quajmë simbolike. Nuk jemi të kënaqur me këtë ndihmë, por na vjen mirë që institucionet e Kosovës kujdesën dhe i ndihmojnë këto familje.
Prekaz, 13 maj – Për t’i përkujtuar babë e birë, në 29 vjetorin e rënies së tyre heroike, të enjten janë mbledhur përfaqësuesit e pushtetit lokal të Skenderajt, familjarët, bashkëfshatarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të partive politike dhe qytetarë.