Gëzuar me shumë dashuri! 
Pak ditë para festës së Vitit të Ri, Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, ka bërë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e Shoqatës Handikos, duke i gëzuar të vegjlit në pragë të ndërrimit të moteve.
Në këtë aktivitet ka qenë e pranishme edhe drejtoresha Rrezarta Hasani – Ibrahimi, e cila duke bërë shpërndarjen e dhuratave, u ka uruar fëmijëve një vit të mbarë me shëndet të plotë dhe suksese në jetë.