Familja e Besianës kishte bërë shumë përpjekje për shërimin e saj por kot. Me të rënë në kontakt me përfaqësuesen nga Japonia, Shoko Hashimoto, kjo qe shprehur e gatshme për ta ndihmuar dhe e mori në Japoni, ku e mbajti në familje për shumë kohë dhe atje i bëri disa ndërhyrje të vështira kirurgjike. Tani, nuk dallohen pothuaj se fare pasojat e djegies. Gjatë kësaj kohe Besiana e ka mësuar në një shkallë solide edhe japonishten.
Skenderaj, 3 tetor- Nënkryetari i Komunës Fadil Nura priti përfaqësuesen e ADRA-s, drejtoreshën Shoko Hashimoto nga Japonia , e cila prej tash e dhjetë vjet kujdeset për vajzën Besiana Musliu nga fshati Vojnik, e cila gjatë luftës, kur ishte vetëm dy vjeçe, ishte djekur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.