Të dashur bashkëqytetarë,
Vendimmarrja e përbashkët është një prej parimeve bazë të demokracisë e cila i bën qytetarët pjesëmarrës në krijimin e politikave publike.
Komuna e Skenderajt organizon diskutim publik lidhur me projektet e subqendrave urbane, të cilat pritet të fillojnë së shpejti. Duke marrë pjesë në këto diskutime, ju keni mundësi që të jepni idetë dhe sugjerimet e juaja, të cilat do të përfshihen në projektet përfundimtare.
Orarin e takimeve e gjeni të bashkangjitur.
Mirupafshim!