Në kuadër të angazhimit tonë të përbashkët për informimin dhe mbrojtjen e të rinjve, Njësia për të Drejtat e Njeriut që funksionon në kuadër të Drejtorisë për Administratë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një ligjëratë vetëdijesuese kundër trafikimit me njerëz në Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta” në Skenderaj.
Edukimi, vigjilenca dhe bashkëpunimi i ngushtë institucional mbeten hapat kryesorë për të mbrojtur gjeneratat e reja dhe për të ndërtuar një shoqëri të sigurt. Çdo njeri ka të drejtë të jetojë i lirë, me dinjitet dhe pa frikë. Trafikimi me njerëz është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, që shkatërron jetë dhe ndan familje.