Skenderaj, 24 qershor – Një delegacion shumë anëtarësh nga qyteti gjerman, Sigmaringen, nga i cili është edhe i pari i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, i cili është edhe iniciator i kësaj vizite, ka vizituar Skenderajn dhe Prekazin, të enjten në mbrëmje. Delegacioni i udhëhequr nga kryetari i Komunës se Sigmaringenit, Thomas Scharer, përbëhej nga ekspertë të fushave të ndryshme, ndërkaq në komunë është pritur nga komplet udhëheqja komunale, kurse në Prekaz nga Murat Jashari.
Siç tha udhëheqësi i delegacionit, Landrat Dirc Gaerte, qëllimi i vizitës është qe ekspertët e fushave të ndryshme, të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, të sigurimeve dhe të infrastrukturës, përvojat e tyre do ti shkëmbejnë me ekspertë të këtyre fushave të komunës së Skenderajt. “Pas kësaj vizite, pasi të njoftohemi për gjendjen në fushat përkatëse, do të përcaktohemi se në çfarë mënyre dhe në cilat fushat do të ndihmojmë komunën e Skenderajt,”, tha ai.
Gjenerali Buhler, përveç se ishte iniciator i vizitës, ai para bashkëvendësve të tij bëri edhe një prezantim të Komunës se Skenderajt, gjatë të cilit veçoi kullat-monumente historike të periudhave të ndryshme dhe protagonistë ndër breza që nuk duruan sunduesit e huaj dhe duke luftuar për lirinë e tyre. Ai lavdëroi edhe bashkëjetesën e komuniteteve në këtë komunë, duke marr si shembull integrimin e serbëve të Bajës, ndërsa vet Skenderajn e prezantoi si njërën prej komunave më të qeta dhe më stabile në Kosovë.
Për kontributin e tyre në vazhdimësi për Kosovën, mysafirët gjermanë i ka falënderuar kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili në veçanti u shpreh mirënjohës për gjeneralin Buhler, për të cilin tha se në vazhdimësi ka punuar për jetë të përbashkët të të gjitha komuniteteve duke i inkurajuar që t’i kthehen të ardhmes së tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Delegacioni gjerman ka vizituar edhe në Prekazin, fillimisht KP “Adem Jashari”, e mandej edhe kullat muze të Ahmet Delisë dhe Tahir Mehës.
Adem Meta