Në këtë aktivitet mori pjesë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kosovare Ahmeti, e cila përgëzoi pjesëmarrësit dhe vlerësoi lart nivelin e kreativitetit dhe angazhimit të të rinjve.
Ky organizim tashmë tradicional kishte karakter garues për nxënësit e shkollave fillore në dy fusha: Letërsi dhe Art Figurativ. Në të dyja fushat, juritë profesionale përzgjodhën më të mirët në mesin e shumë punimeve cilësore. Në fushën e letërsisë u paraqitën gjithsej 127 punime, ndërsa në fushën e artit figurativ morën pjesë 43 konkurrentë, gjë që e bëri përzgjedhjen e fituesve mjaft sfiduese.
Falënderojmë familjen e Profesor Ajet Beqirit për bashkëpunimin dhe për setin e librave të dhuruara për shkollën që arriti suksesin më të mirë në këtë konkurs.
Zyrtarët e DKRS ndanë mirënjohje dhe shpërblime për të gjithë nxënësit fitues.