Në prag të festës së Vitit të Ri, kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka realizuar sot një vizitë në Zubin Potok, për t’u takuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës në stacionin e kësaj komune të Kosovës, me ç’rast u ka uruar festën të gjithë pjesëtarëve të cilët janë duke shërbyer në natën e ndërrimit të moteve.
Kryetari Nura është pritur nga komandanti Xhavit Avdyli dhe oficerët tjerë, 30 prej të cilëve, nga 50 sosh që shërbejnë në këtë stacion, janë nga komuna e Skenderajt.
Kryetari Nura u ka shprehur mirënjohjen dhe respektin ndaj punës së policisë së Kosovës, që angazhohen për mbrojtje të rendit dhe qetësisë publike edhe në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.