Komuna e Skenderajt është duke investuar në ndërtimin e urave të reja, në mënyrë që të krijohet edhe një herë mundësia e lidhjes së njerëzve mes vete, lagjeve dhe fshatrave.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në fshatin Açarevë dhe kanë bashkëbiseduar me banorët vendës, përkitazi me projektin në fjalë.
Komuna e Skenderajt i ka dhënë prioritet realizmit të projekteve kapitale në interes të qytetarëve.