Me këtë rast është organizuar edhe një tubim përkujtimor, nga Komuna e Skenderajt, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, familjarët e viktimave, deputetët e Parlamentit të Kosovës, drejtorët e Komunës, anëtarët e Kuvendit, gjeneralë e ish-komandantë të UÇK-së, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe bashkëqytetarë të shumtë.
Me 5 prill të vitit 1999, ushtria dhe njësitë paraushtarake serbe kanë kryer një nga masakrat më të rënda të luftës për çlirim, duke vrarë 98 civilë shqiptarë të prambrojtur dhe të pafajshëm.
Sot dhe përgjithmonë, shprehim respektin e lartë për të gjithë ata që luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë e vendit.
Lavdi martirëve të Masakrës së Rezallës!
