Drejtori i kësaj drejtorie, Hasan Shala, ka thënë se menaxhimi i mirë i mjeteve financiare, ka bërë që të tejkalohet plani, që kishte për qëllim ndriçimin e vetëm atyre rrugëve më të frekuentuara. Sipas drejtorit, Komuna ka përfituar edhe një donacion tjetër nga GTZ-ja gjermane, në vlerë prej 26 mijë eurove, me të cilat mjete është mundësuar ndriçimi i segmentit prej 300 metrave në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. “Ne kemi arritur të përfitojmë edhe një donacion tjetër nga GTZ-ja gjermane, prej 26 mijë eurove e cila ka ndihmuar në ndriçimin e segmentit në rrugën “Dëshmorët e Kombit” prej 300 metrave. Në kuadër të projektit për ndriçimin publik, ne kemi arritur të realizojmë më shumë ndriçim së që kemi paraparë. Gjithashtu kemi mbaruar ndriçimin në pjesën e parkut para ndërtesës së Komunës së Skenderajt, i cili kishte mbetur në gjysmë”, ka thënë Shala, duke shtuar se, në kuadër të projektit për ndriçim, janë zëvendësuar shtyllat e vjetra më shtylla të reja
Skenderaj, 20 dhjetor – Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit (DUMA), ka përfunduar projektin për ndriçim publik të zonës urbane, për të cilin projekt janë investuar 130 mijë euro