Kremten e bëri edhe më madhështore pjesëmarrja e grupeve të shumta folklorike nga mbarë trevat shqiptare, të cilatkishin ardhë për të marrëe pjesë në Festivalin e Rapsodisë Shqiptarer që mbahet tri net rresht, që nga 26 nëntori. Ato ekzekutuan pika artistike në Sheshin “Adem Jashari” në praninë e një numri të madh qytetarësh.
I pranishëm në këtë kremte ishte edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Për nder të këtyre festave u organizuan edhe turne në volejboll, pingpong et.
Skenderaj, 28 nëntor- Dita e 28 nëntorit, Skenderajn e gëdhiu të stolisur me flamuj kombëtarë e të kosovës, të cilët ishin vënë një ditë më parë. Më 28 nëntor Skenderaj kremton katër festa njëherësh: Ditëen e Flamurit, Ditën e shpalljes së Pavarësisë, Ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së dhe Daljen për herë të parë publikisht të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.