Një raport i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Skenderaj, që është bërë publik për opinion, përmend donacionet e katër ministrive të Qeverisë së Kosovës, që kanë pasur për qëllim ta ndihmojnë Komunën në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme. Sipas raportit të kësaj drejtorie, të cilën e udhëheq Hasan Shala, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTTP) të Kosovës ka investuar 1.885184 euro, prej të cilave 1.097.845 janë investuar në ndërtimin e rrugës Makërmal-Likofc, 2.016.541 euro për rrugën Runik-Leqinë-Izbicë, 126 mijë euro për trotuaret në Runik, 826.809 euro për rrugën në e fshatit Kotorr, 603.454 euro për rrugën në Radishevë, 1.199.890 euro për rrugën dhe sistemin e kanalizimit në Tërnafc, 865 mijë euro për rrugën në Kuçicë, 2.378.890 euro për rrugën Gofile-Krasaliq-Krasmirofc-Qirez dhe 1.299.348 euro për rrugën Vajnik-Ozdrim. Vlera totale e investimeve nga ministria e Limajt arrin shifrat 12.299.000 euro. Edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH) ka investuar miliona euro në komunën e Skenderajt. Sipas raportit MAPH-ja në dy vitet e fundit ka ndarë gjithsej 6.966.270 euro. Nga këto mjete financiare, 1.798.000 euro janë investuar në rregullimin e shtratit të Lumit Klina, 145.100 euro për lëshesën dhe murin mbrojtës të prockës në lagjen “Saraj”, 661.777 euro për rregullimin e rrugëve anësore në Kompleksin Memorial në Prekaz, 4.195.764 euro për ekzekutimin e punimeve në Kompleksin Memorial në Prekaz, si dhe 165.632 euro për rregullimin e varrezave në Likoshan-Qirez. Në raport përmendet edhe Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL), e cila në bashkëfinancim me Komunën kanë investuar 600 mijë euro për ndërtimin e objektit të ri të komunës. Ndërkaq, investimi prej 198 mijë euro të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), kanë shkuar për studimin e fizibilitetit të Pendës në Kuçicë. Edhe Komuna e Skenderajt nga arka e saj, bashkë me donatorët (GTZ dhe USAID) për dy vitet e fundit kanë investuar 4.771.770 euro për realizimin e disa projekteve, thuhet në raportin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit. “45 mijë euro janë investuar për ndriçimin në rrugët “ILaz Kodra” dhe “18 Qershori” dhe 23.170 euro për ndriçimin e rrugës “Dëshmorët e kombit”; 68 mijë euro për ndriçimin e rrugëve “Fehmi Lladrovci” dhe “Ahmet Delia”, 24 mijë euro për ndriçimin e rrugës “Gjergj Fishta”, 651.446 euro për ujësjellësin Prekaz-Dashefc-Polac, 61.582 euro për asfaltimin e rrugës “Abaz Thaçi”, 129.075 euro për rrugën “Miftar Bajraktari”, 104 mijë euro për rrugën “Nak Berisha”, 207 mijë euro për rrugën në lagjen “Ulpiana”, 350.665 euro për rrugën në lagjen “Malaj” në Rezallë, 345.350 euro për rrugën te Qendra e Kompetencës, 1.650.000 euro për rrugën në Qubrel, 200 mijë euro për infrastrukturën në Lagjen e Dëshmorëve, 76 mijë euro për Planin Zhvillimor dhe Urban, 185 mijë euro për Planin Rregullativ, si dhe 51.500 euro për trajtimin e rrugëve të rendit të katërt në zonat rurale”, thekson raporti. Në këtë mënyrë, jo të gjitha projektet kanë përfunduar. Zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit, kanë thënë se shumica e projekte kanë përfunduar, kurse disa prej tyre janë duke vazhduar dhe pritet të përfundojnë gjatë këtij viti.
Skenderaj, 4 janar – Më shumë së 24 milionë euro janë investuar në dy vitet e fundit në komunën e Skenderajt nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht ministritë e caktuara, si dhe donatorë të jashtëm…