Është mbajtur dikutimi publik lidhur me Planin Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2025-2027, në të cilin diskutim kanë marrë pjesë qytetarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe palë të interesit. Gjatë këtij diskutimi, janë marrë në konsideratë pyetjet dhe komentet e qytetarëve, të cilat do të përfshihen edhe në dokumentin përfundimtar të këtij plani.
Zyra për Barazi Gjinore e ka hartuar me njohës të fushës këtë document, i cili adreson çështje të barazisë gjinore në Komunën e Skenderajt.