Kjo u vërejt edhe me praninë e delegacioneve të shumta dhe të organizuar shumë mirë nga të gjitha trojet shqiptare, por sidomos me numrin e madh të qytetarëve nga kudo që ata gjinden. Në mesin e tyre kishte edhe shqiptarë nga Turqia, familjet e të cilëve ishin shpërngulur atje para shumë dekadash, dhe enkas për këtë festë kishin ardhur në Prekaz. Kishte edhe bashkatdhetarë tanët të cilët kishin ardhur prej vendeve të Evropës dhe kudo që jetojnë e punojnë dhe me vete e kishin marrë edhe shtetas të atyre shteteve.
Kjo ka shkaktuar të ne një emocion të veçantë më shumë se në të gjitha festat tjera të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe ato të marsit. E kam pohuar edhe më herët se Nëntorit janë kurora e lavdisë sonë kombëtare të cilit i kanë dhënë kuptim të gjitha sakrificave shekullore që u bënë. Sot në Prekaz të gjithë i tejkaluan edhe bindjet e tyre fetare, edhe politike, edhe nacionale, edhe racore dhe Prekazi ishte vend ku të gjithë u ndien shqiptarë dhe kjo është ajo për të cilën ranë shumë heronj e dëshmorë në vazhdimësi dhe brez pas brezi gjatë gjithë historisë, përfshirë këtu edhe gratë e fëmijët.
Skenderaj, 28 nëntor-Murat Jashari iu drejtohet mediave me një letër falënderuese ne emër të Familjes Jashari për të gjithë ata që vizituan Prekazin për Festat e Nëntorit