Në këtë seancë u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Fjala hyrëse,
2. Kërkimfaljeje për mungesë,
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
4. Përgjigje pyetjeve të këshilltarëve nga mbledhja e kaluar,
5. Rekomandimet e Komitetit për politika e financë:
a) Kërkesë për rritjen e të hyrave komunale vetjake;
b) Raporti nëntëmujor i realizimit të buxhetit
c) Propozim për kompensimin mujor për shujtë për shërbyesit civilë;
6. Propozimvendimi për ndryshim-plotësimin e Statutit të Komunës
7. Plotësimi i Komitetit për Politika e Financë me një anëtar
8. Të ndryshme
Në këtë seancë, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë kuvendarët, me përjashtim të dyve, të cilët kishiun marrë leje, u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës dhe u morën këto qëndrime:
· U miratua Raporti nëntëmujor i të hyrave dhtë dalave buxhetore
· U miratua propozimi për kompensimin, për te muajt e mbetur të këtij viti, të shujtës për shërbyes civilë;
· U miratua propozimi për ndryshim-plotësim të Statautit të Komunës
· U plotësua Komiteti për Politika e Financë me një anëtar ( në vend të z. Fadil Rrustemit, vdekur para pak kohësh).
Në bazë të nenit 37 të Statutit të Komunës së Skenderajt, Rregullores mbi mbajtjen e mbledhjeve dhe në pajtim me rregullat e procedurës, më 29 tetor 2010 Kuvendi Komunal mbajti seancën e tij të rregullt…