Zoti Koci i ka kërkuar kryetarit Sami Lashtaku, që ta shqyrtojë kërkesën e banorëve të Polacit, për asfaltimin e rrugës së vjetër të fshatit, për të cilën ishin shfaqur shumë pakënaqësi, madje edhe ishin organizuar protesta nga banorët vendës. Deputeti Koci, që vjen nga ky fshat, ka kërkuar nga i pari i Komunës që ta shfrytëzojë autoritetin e tij, në mënyrë që të fillojë sa më shpejt asfaltimi i rrugës, gjatësia e të cilës është 1.2 kilometra. Të njëjtën kërkesë e pati edhe deputeti i PDK-së, Sami Beqiri, i cili përcjelli shqetësimin e banorëve të Polacit për rrugën e paslaftuar. Në përgjigjen e tij, nënkryetari Fadil Nura, mungesën e rrugëve në fshatin Polac e ka quajtur pikë të zezë, ndërsa ka premtuar duke thënë se do t’i shterrin të gjitha mundësitë që kjo rrugë të bëhet me asfalt. "Do t’i shterrim të gjitha mundësit që kjo rrugë të asfaltohet. Kjo rrugë është pike e zezë në fshatin më të madh. E dini që rruga ka mbetur pa u asfaltuar, për shkak se më përpara ishte planifikuar ndërtimi i rrugës rajonale, e cila kalon në afërsi të fshatit, por problemi me pronat ka rezultuar me ngecje të mëdha. Unë besoj se do të gjejmë mënyra për ta asfaltuar rrugën e vjetër që kalon nëpër fshati", ka thënë nënkryetari Nura. Ndërkaq, drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjës së Ambientit, Hasan Shala, duke dhënë përgjigje për të njejtën çështje, ka thënë se, është për vazhdimin e ndërtimit të rrugës me karakter rajonal. "Unë jam për atë që të vazhdojë ndërtimi i rrugës rajonale. Duhet të zgjidhen problemet me pronat, e pastaj të vazhdojë ndërtimi i pjesës që ka mbetur. Për rrugën rajonale ka investuar MTTK-ja, tani Ministria e Infrastrukturës. Ne nuk kemi të drejtë që ta devijojmë rrugën, jo me mjetët e kësaj ministrie", ka qenë përgjigja e drejtorit Shala. Mbledhja e Kuvendit Komunal ka vazhduar me debatin për Kornizën afatmesme buxhetore të Komunës për periudhën 2012-2014, gjatë të cilit këshilltarët dhanë disa vërejtje. Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ismet Aliu, ka thënë se do të merren seriozisht në shqyrtim të gjitha vërejtjet e deputetëve, pasi, siç arsyetoi ai, korniza nuk është dokument përfunditar. Këshilltarët në mbledhjen e së enjtes kanë marrë vendim që të hartohet Stretegjia Zhvillimore Ekonomike-Sociale të komunës, për periudhën afatmesme 2011-2018. Në diskutim publik janë dhënë Projekt-Rregullorja për përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi; Projek-Rregullorja për shërbimin e transportit me "Marimangë" për territorin e komunës së Skënderaj, si dhe Projekt-Rregullorja për përdorimin e automjeteve zyrtare.
Skenderaj, 30 qershor – Në mbledhjen e Asamblesë Komuanale, e cila është mbajtur të enjten, tek pika e rendit të ditës për çështje të ndryshme, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Hajriz Koci, ekryesoi seancën në mungesë të kryesuesit të Kuvendit.