Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal për muajin Qershor
Nën kryesimin e kryesueses Adelina Spahiu është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Skenderajt, në të cilën ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët e drejtorive komunale dhe anëtarët e Kuvendit.
Gjatë seancës së ditës së djeshme janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:
1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
4. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2026-2028 dhe raportimi mbi ecurinë e dëgjimeve buxhetore për KAB;
5. Pyetjet e këshilltarëve nën pikën të ndryshme.
Pas diskutimeve nga këshilltarët komunal dhe përgjigjeve nga ekzekutivi të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.