Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e parë për vitin 2025, në të cilën ka shqyrtuar pikat e rendit të ditës si në vijim:
– Miratimi i rendit të ditës
– Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
– Shqyrtimi i raportit financiar përfundimtar për vitin 2024.
– Betimi i anëtarit të ri, Azem Gashi
Kuvendi Komunal, pas diskutimeve të anëtarëve të tij dhe përgjigjeve nga drejtorët e Ekzekutivit, ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.