Sot, Kryetari Lushtaku vizitoi disa prej institucioneve kyçe të komunës sonë: Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrën për Punë Sociale dhe Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Natyra”.
Ai i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre, duke parë nga afër mbarëvajtjen e punëve dhe u njoftua me sfidat e përditshme të tyre. Kryetari kërkoi rritje të disiplinës, përkushtimit dhe përgjegjësisë në secilin institucion, me qëllim që qytetarët tanë të marrin shërbime sa më të mira dhe sa më cilësore.
Ai shtoi se shërbimi publik në komunën tonë duhet të jetë shembull i përgjegjësisë dhe profesionalizmit dhe këtë standard do ta ruajmë bashkërisht!