Komandanti i KFORIT e cilësoi si të mirë gjendjen e sigurisë dhe falënderoi policinë e Skenderajt dhe udhëheqjen komunale për bashkëpunim.
Kryetari Lushtaku e siguroi komandantin se bashkëpunimi do të jetë gjithherë në nivelin e duhur.
Në takim u bisedua edhe çështja e Manastirit të Deviçit, i cili, edhe ky, duhet të futet nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës, ndonëse një gjë e tillë u vlerësua nga të dy palët si e vështirë për t’u realizuar shpejt.
Skenderaj, 12 tetor – Komandanti i Brgadës Shumëkombëshe Veri i KFOR-it, kolonel Barera, me bashkëpunëtorë, vizitoi Komunën e Skenderajt. Në takim me kryetarin e komunës, Sami Lushtakun, u këmbyen informacione të ndërsjella lidhur me gjendjen e si sigurisë në komunë, në rajonin e Mitrovicës e më gjerë.