Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shënuar 34 vjetorin e sulmit të parë serb të 30 dhjetorit 1991 mbi familjen Jashari në Prekaz, njëkohësisht me Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, Kryetari Lushtaku ka takuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës nga komuna e Skenderajt, duke e vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tyre në periudhën më të rëndësishme të historisë së Kosovës, ku liria u fitua me gjak dhe sakrificë.
Kryetari Lushtaku ka nderuar kujtimin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës si dhe ka shprehur respekt të vecantë për luftëtarët e UÇK-së, të cilët i dhanë vendit nder, dinjitet dhe liri.
Ai shtoi se Skenderaj ka qenë dhe do të mbetet zemra e rezistencës!