Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka pritur sot në takim skulptorin e mirënjohur, Sabri Behramaj, të cilin e ka nderuar me mirënjohje për kontributin në realizimin e veprave artistike në qytetin e Skenderajt, bustet për Leotrim Ahmetajn dhe Madeleine Albright, ish-sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryetari Nura me këtë rast e ka falënderuar artistin Behramaj, për punimin e veprave artistike që ia ka dhuruar qytetit tonë, në kujtim të përhershëm të periudhës që lidhet me luftën e popullit tonë për liri dhe pavarësi.