Qëllimi i këtij takimi ishte që të dëgjohen opinionet e banorëve se sa janë të knaqur më punimet e rrugës dhe për t’i informuar ata lidhur me projeketet që janë duke u zhvilluar nga Komuna.
Takimin e ka përshkuar fryma e debatit dhe e bisedave të lira, ku qytetarët falënderuan kryetarin për punën e deritashme, për projektet të cilat janë duke u zhvilluar në komunën e Skenderajt dhe u shprehën mjaft të kënaqur lidhur me rrugën që është duke u punuar në këtë fshat. Gjatë bisedimeve, banorët paraqitën edhe një kërkesë të tyre lidhur me kanalizimin në këtë fshat, si një problem që i preokupon ata.
Kryetari u premtoi banorëve të fshatit se kjo kërkesë do të shqyrtohet në të ardhmen.
Skenderaj, 8 shtator- Kryetari i komunës së Seknderajt Sami Lushtaku së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka qenë i ftuar nga banorët e fshatit Kopilq i Poshtëm, ku gjatë këtij takimi është diskutuar rreth punimeve të rrugës në këtë fshat. Po ashtu Kryetari raportoi lidhur me projektet që janë duke u zhvilluar në këtë vit.