Kryetari i Komunës Sami Lushtaku, në një konferencë shtypi, të premten, ka thënë se nuk është i kënaqur me shkallën prej 92 për qind të nivelit të knaqshmërisë së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve komunale, si në administratë, shërbime publike, mirëmbajtje të rrugëve, etj. “Realisht nuk jam i kënaqur, sepse nuk duhet të kënaqemi kurrë, pavarësisht faktit se komuna e Skenderajt është e para në këtë raport sa i përket ofrimit të shërbimeve për qytetarë. Ne do të angazhohemi akoma dhe po punojmë në atë drejtim që shkalla e përqindjes të jetë qind për qind”, ka thënë kryetari Lushtaku. Raporti i vlerësimit të përformancës komunale për vitin e kaluar, i cili është dokumenti i parë i punuar nga institucionet e Republikës së Kosovës në përiudhën e pasluftës, përfshinë një numër të konsiderueshëm të fushave specifike, të cilat janë në përgjegjësinë e komunës dhe të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhen me interesin e qytetarëve. Duke u bazuar në raportin e anketimin për vitin 2009, sa i përket shërbimeve administrative, rezulton se qytetarët e Skenderajt janë më të kënaqurit, me 92 për qind, të pasuar nga qytetarët e Kamenicës me 43.80 për qind. Edhe te mirëqënia sociale, përkatësisht ofrimi i shërbimeve sociale, prin komuna e Skenderajt. Përqindja e qytetarëve të kënaqur me ofrimin e shërbimeve për këtë komunë është 37.40 për qind, e dyta radhitet Shtimja me 33 përind, etj. Skenderaj radhitet e para edhe sa i përket pastrimit dhe mirëmbajtës së rrugëve. Duke u bazuar në raportin e anketimit për vitin e kaluar, përqindja e qytetarëve të kënaaqur me pastrimin e rrugëve, qytetarët e kësaj komune janë të kënaqur me 57.50 përqind, në Drenas me 25 për qind, në Prishtinë me 21.40 për qind dhe në Kaqanik me 20.70%. Raporti i MAPL-së për vlerësimin e përfomancës komunale, Skenderajn e radhitë të parën edhe sa i përket përqindjes së qytetarëve që janë të kënaqur me sistemin e furnizimit të ujit të pijshëm. 64.40 për qind e qytetarëve të Skenderajt janë të kënaqur me sistemin e furnizimit të ujit, 32.60 për qind të kënaqur në Podujevë, etj. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, duke komentuar raportin për vlerësimin e përformancës, ka thënë se Skenderaj pothuajse në të gjitha grafiket shihet në krye të komunave të Kosovës, sa i përket ofrimit të shërbimeve të qytetarëve.
Ai ka bërë të ditur edhe publikimin e draft-raportit të auditimit gjeneral, sipas të cilit, komunën e Skenderajt, e nxjerr jashtëzakonisht mirë, me përjashtim të një problemi të vogël, me të cilin përballën të gjitha komunat e Kosovës, e që ka të bëjë me vlerëisimin e pronave të paluajtshme. “Ju e dini se ka ende probleme të definimit të pronave, por besoj se ne do të angazhohemi që t’i zgjidhim të gjitha cështjet që kanë të bëjnë vlerësimin dhe definimin e pronave. Është vlerësim jashtëzakonisht i mirë i Auditorit Gjeneral për punën që kemi bërë si komunë”, ka thënë nënkryetari Nura, në përmbyllje të konferencës për shtyp.
Skenderaj, 3 dhjetor – Një raport për vlerësimin e përformancës komunale për vitin 2009, i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), që është nxjerrë në bashkëpunim me USAID-in amerikan, Skenderajn e radhit në krye të komunave të Kosovës.