Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e KPF-së.
Në takimin e sotëm janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
– Raporti i shpenzimit të buxhetit për vitin 2023;
– Raporti i Përformancës së Komunës së Skenderajt për vitin 2022;
– Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik.
Pas diskutimeve në pikat e lartcekura, KPF-ja i ka rekomanduar Kuvendit Komunal miratimin e pikave të rendit të ditës.