Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, ku janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës si në vijim:
– Miratimi i rendit të ditës
– Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, dhe
– Shqyrtimi i raportit financiar përfundimtar për vitin 2024
Pas diskutimeve nga anëtarët dhe përgjigjeve nga drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, Komiteti për Politikë e Financa ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, dhe rrjedhimisht janë rekomanduar për mbledhjen e Kuvendit Komunal.