Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë diskutuar çështje të përgjegjësisë dhe të interesit të qytetarëve.
Pika kryesore e rendit të ditës ka qenë Plani i Punës për vitin 2025 i KKSB-së, i cili edhe është miratuar, dhe do të zbatohet gjatë vitit aktual.
Ndërkaq rreth çështjeve të sigurisë, ka raportuar komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Agim Idrizi, i cili, duke iu referuar raporteve zyrtare policore, e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në përgjithësi.
Është diskutuar edhe për sigurinë në komunikacion, për çka Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë planet që kontribuojnë në rritjen e sigurisë në fushën e trafikut rrugor.