Kanë nisur sot dëgjimet buxhetore për hartimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.
Dëgjimi i parë është mbajtur me banorë të Klinës së Epërme, në të cilin drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, ka paraqitur para qytetarëve draft-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe investimet kapitale.
Edhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj ka arsyetuar projektet e parashikuara për investime kapitale për vitet në vijim, por duke dëgjuar qytetarët edhe kërkesat për investime në zonat e tyre të banimit. Është diskutuar edhe lista e investimeve kapitale dhe projektet që po zhvillohen në bashkësinë lokale të Klinës së Epërme.