KALENDARI I DËGJIMEVE BUXHETORE PËR VITIN 2025 DHE PARASHIKIMET PËR VITET 2026, 2027
Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Skenderajt dhe Udhëzimin Administrativ të MAPL-së, Nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve publike me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026, 2027
Procesi i hartimit të buxhetit është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Skenderajt, të cilët nëpërmjet propozimeve dhe kërkesave për investime kapitale për vitin e ardhshëm, bëhen pjesë e vendimmarrjes në komunitetin e tyre.
Dëgjimet buxhetore do të mbahen me datat 21 dhe 22 gusht, sipas kalendarit të detajuar.
Në këto takime mund të marrin pjesë qytetarët, përfaqësuesit e fshatrave, lagjeve, organizatat e shoqërisë civile, komunitetet e ndryshme, grupe të caktuara të interesit, gratë, pensionistët, të rinjtë, klubet sportive, përfaqësues të komunitetit të biznesit, etj.