Ka përfunduar cikli i dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026, me takimin e fundit që është mbajtur sot në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, në të cilin përveç kryetarit Fadil Nura, drejtorëve komunal, kanë marrë pjesë edhe qytetarët.
Në fjalimin e tij, kryetari Nura, duke i inkurajuar pjesëmarrësit të parashtrojnë kërkesa për investime kapitale në tri vitet e ardhshme, ka thënë se këto dëgjime do të ndihmojnë në përcaktimin e politikave zhvillimore të komunës.
Ndër sfidat që kanë ndikuar në realizimin e disa projekteve, kreu i Skenderajt ka përmendur vërshimet e 19 janarit të këtij viti, që kanë shkaktuar mbi 12 milionë euro dëme në ekonomitë familjare, infrastrukturë publike, bujqësi dhe në sektorin e bujqësisë.
Megjithatë, kryetari Nura ka thënë se gjatë hartimit të buxhetit do të përfshihen edhe kërkesat e qytetarëve sipas prioriteteve që kanë fshatrat dhe bashkësitë lokale, në mënyrë që komuna të ketë një buxhet gjithëpërfshirës.