Komuna e Skenderajt njofton të gjithë qytetarët se ka filluar procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare dhe biznese, si pasojë e vërshimeve të fundit. Të gjithë qytetarët e prekur ftohen që brenda afatit të përcaktuar të paraqesin kërkesën e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
• Kopje e letërnjoftimit;
• Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
• Fotografitë që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara nga vendi i dëmtuar;
• Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar (nëse ka).
Afati për aplikim:
• 8 (tetë) ditë, duke filluar nga 9 janari 2026.
Vendndodhja për dorëzim:
• Kërkesat dorëzohen personalisht pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, Sporteli nr. 13 – Komuna e Skenderajt.
Për informata shtesë, qytetarët mund të drejtohen në zyrat e Komunës së Skenderajt gjatë orarit zyrtar të punës.
Komuna e Skenderajt
09.01.2026