Kryetari i Komunes së Skenderajt së bashku me humanisitin Halil Kastratin takuan Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilin e uruan për marrjen e mandatit në krye të legjislativit.
Ku sëbashku biseduan për temat që preokupojnë shtetin tonë, duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, investimet nderkombëtare, menaxhimi i pandemisë, integrimi i shtetit në mekanizmat ndërkombëtar .
” Ishte konkluzion i përbashkët që vetëm bashkë, duke vënë në rend të parë interesin shtetëror mund të ecim me sukses në rrugën tonë me shumë sfida ” tha Kryetari Jashari .