Pas Luftës, në Qeverinë e Përkohshme, pati pozitën e zëvendëskryetarit të Komunës, pastaj të kryeshefit ekzekutiv dhe në legjislaturën e fundit ishte kuvendar në Kuvendin Komunal të Skenderajt si dhe drejtues i një banke.
Fadilin e karakterizonte vullneti për punë, korrektësia, fryma e bashkëpunimit dhe afria e qiltërsia me njerëzit. Për këto dhe vlera të tjera të shumta do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.
Skenderaj-Qubrel, 26 gusht – Një delegacion i Komunës së Skenderajt, i prirë nga kryetari i Komunës Sami Lushtaku, bëri homazhe pranë varrit të veprimtarit, intelektualit dhe bartësit të disa funksioneve në Komunë, Fadil Rrustemit, i cili ndërroi jetë sot një vit.