Sonte në ndërrimin e viteve, kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’u uruar festën e Vitit të Ri, mjekëve kujdestarë dhe infermierëve që janë në shërbim edhe në këto festa.
Më pas, ata kanë vizituar edhe Stacionin Policor dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ku janë pritur nga zyrtarët kujdestarë të këtyre institucioneve publike.