Fillimi i punimeve për rehabilitimin e rrugës te Stadiumi “Bajram Aliu” në qytet, me kubëzimin e segmentit dhe ndërtimin e trotuarit, pas vërshimeve të vitit të kaluar, të cilat kishin dëmtuar rëndë infrastrukturën publike.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat kanë nisur sot në orët e hershme të mëngjesit.
Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës publike, ndërkohë që më parë është përfunduar edhe sistemi i kanalizimit.