Të përgatitur nga edukatorët e çerdhes dhe prindërit, parashkollorët i kanë kënduar shtetit të Kosovës, të ardhmes, teksa kanë luajtur edhe valle me motive shqiptare.
Edhe shkollat tjera të komunës kanë mbajtur programe artistike, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, duke përgëzuar parashkollorët dhe nxënësit për programet e tyre artistike, ua ka uruar 17 Shkurtin, me dëshirën për një të ardhme të ndritur për të gjithë fëmijët e Komunës së Skenderajt!
Gëzuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!