Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Natyra”, Liridon Fazliu, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala, kanë nënshkruar sot marrëveshje dakordimi për rritje të pagave për punëtorët e operatives të kësaj ndërmarrjeje, si vlerësim për mirëmbajtje të kënaqshme të hapësirës publike dhe pastërtisë në nivel komunal.
Rritja e pagës bëhet në shkallën prej 30%, me ç’rast po përmbushet zotimi i kryetarit Nura, për përmirësim të kushteve të punës për punëtorët e NPL “Eko Natyra”.