Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e cila është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë Kryetari i komunës Fadil Nura, anëtarët e KPF-së dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Në takim janë diskutuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe me votimin e anëtarëve të KPF-së të njëjtat janë rekomanduar për diskutim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës.