Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur sot takimin e fundit të mandatit aktual qeverisës, në të cilën ka shqyrtuar pikat e rendit të ditës si në vijim:
– Propopzim vendim për miratim të buxhetit komunal të Skenderajt për vitin 2026 dhe parashikimet e buxhetit për vitet 2027 dhe 2028
– Propozim vendim për shfuqizim të vendimit me nr. 01-351/01-0031376/25, i datës 01.08.2025
– Propozim vendim për miratim të Draft-Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2025-2027
Pas diskutimeve dhe sqarimeve të nevojshme, KPF i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që t’i miratojë pikat e rendit të ditës, në mbledhjen e ardhshme.