Siç ka bërë të ditur të martën, nënkryetari Nura, posti i zbrazë i drejtorit të GJKP-së, i është besuar Halim Gecit, i cili deri tash ka udhëhequr Drejtorinë për Administratë të Përgjithshme, ndërkaq në vendin të tij është emëruar juristi i ri, Lulzim Kadriu.
Duke arsyetuar emërimin e fundit, nënkryetari Nura, ka përmendur dy arsyeje. “Kadriu për 3 muaj sa ka punuar në administratën komunale, ka treguar përformancë aq të mirë sa kolegët e tij të punës kanë kërkuar qe ai të jetë drejtori i ardhshëm”, ka treguar Nura. Ndërkaq, si arsyeje të dytë, ka përmendur përfaqësimin rajonal, pasi Kadriu vjen nga Bashkësia Lokale e Likocit, e cila nuk ka qenë e përfaqësuar në ekzekutivin komunal.
Skenderaj, 6 korrik – Emërimi i javes se kaluar të Fadil Nurës, i drejtorit te deriathershem i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (GJKP), për nënkryetar të komunës, pasi nënkryetari i deriatëhershëm, Abdyl Ymeri, kishte shkuar deputet në Parlamentin e Kosovës, ka shkatuar një varg levizjesh tjera.