Drejtoria e Arsimit në Skënderaj, ka organizuar takimin e përbashkët me veteranët e arsimit, që janë pensionuar gjatë vitit 2024-2025 dhe me nxënësit e mësimdhënësit më të suksesshëm për vitin shkollor 2024-2025.
Ky takim i përbashkët, u organizua për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.
Me këtë rast janë ndarë mirënjohje dhe dhurata për veteranët e arsimit dhe për nxënësit e mësimdhënësit më të suksesshëm në garat e organizuara gjatë gjithë vitit.
Rezultatet dhe sukseset e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë janë padyshim edhe suksese të komunës sonë.