Faleminderit, Zenë!
Një ceremoni rasti, një mirënjohje zyrtare me falënderim nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, një tortë e dhurata nga kolegët dhe buqeta me lule nga familjarët, ishin ato që karakterizuan përfundimin zyrtar të punës së inspektorit Rushiti!
Kryetari Nura, me këtë rast, e ka falënderuar për angazhimin profesional dhe kontributin e tij në detyrën zyrtare, derisa i ka dëshiruar shëndet të plotë me familje.
Duke qenë dita e pensionimit për Zenë Rushitin, e sotmja praktikisht është edhe ditëlindja e tij, dhe me këtë rast i urojmë gëzuar ditëlindjen!