Familja është në një gjendje shumë te rëndë sociale.
Organet komunale kanë reaguar menjëherë, duke vizituar familjen dhe duke ofruar një ndihmë momentale, por që eshte e pamjaftueshme për kete rast. Familja po ndihmohet edhe nga Kryqi i Kuq Komunal me batanie, mbulesa si dhe veshëmbathje.
Aktualisht, komuna nuk ka mundësi të ndihmojë këtë familje në lidhje me strehimin. Autoritetet komunale janë në përpjekje për të gjetur ndonjë zgjidhje momentale sa i përket strehimit por në komunë nuk ka kapacitete rezervë për strehim.
Lutën qytetarët që të ndihmojnë këto dy familje në çfarëdo mënyre qe te kenë mundësi.
Skenderaj, 22 nëntor – Shtëpija e Emin dhe Naser Hajrës nga Runiku i Skenderajt, më datë 21. 11. 2011, është djegur në tërësi. Në shtëpi jetonin familjet e Emin dhe Naser Hajrës me 8 anëtarë të familjes.