Delegacioni i nivelit të lartë i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, drejtorët e Ekzekutivit, anëtarë të Asamblesë, kandidatë për deputetë, zyrtarë të Komunës dhe qytetarë, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, duke nderuar kështu dëshmorët e lirisë, të rënët e Familjes Jashari, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, në përvjetorin e 27 të sulmit të dytë të forcave serbe mbi këtë familje.
Lavdi heroizmit dhe sakrificës së Familjes Jashari!