Në këtë dëgjim të mbajtur në shkollën Abedin Rexha, drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, ka paraqitur para qytetarëve draft-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe investimet kapitale të parapara në Bashkësinë Lokale të Turiqecit.
Edhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj ka paraqitur projektet e parashikuara për investime kapitale për vitet në vijim, duke marrë për bazë kërkesat për investime në zonat e tyre të banimit. Është diskutuar edhe lista e investimeve kapitale dhe projektet që po zhvillohen në bashkësinë lokale të Turiqecit.
Në këtë dëgjim është paraqitur para qytetarëve verzioni fillestar i buxhetit 2025 dhe parashikimet për vitet pasusese, në të cilin banorët e Turiqecit kanë parashtruar kërkesa për projekte, që kanë të bëjnë me asfaltim rrugësh, sistem të kanalizimit, projekte në bujqesi dhe investime të tjera të cilat kanë të bëjnë më mirëqenien e qytetarëve.