Kreu i Skenderajt, iu ka dëshiruar mirëseardhje vajzave të shpallura miss nga shtetet prej nga vijnë, ndërsa iu ka folur shkurtimisht për historinë e qytetit të Skenderajt. Organizatori i kësaj vizite Shpetim Zeneli ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është prezantimi i vlerave, trashëgimisë dhe turizmit të Kosovës. “Këto vajza vijnë nga Koreja Jugore, Kanada, shtetet afrikane, nga mbarë bota, dhe me këtë Kosova bënë lobim”, ka thënë ai. Delegacioni i bukurosheve ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe ka pozuar te shtatorja e komandantit të UÇK-së në sheshin e qytetit të Skenderajt.
Skenderaj, 2 dhjetor-Organizuar nga Shoqata e Manikeneve “Freedom” nga Prizreni, e cila është edhe organizatore e spektaklit “Miss Freedom of the Wolrd 2011”, që do të mbahet me 15 dhjetor në Hotel Grand në Prishtinë, dhjetëra bukuroshe nga shtete të ndryshme të botës, kanë vizituar. Skenderajn, me ç’rast janë pritur nga kryetari i Komunës Sami Lushtaku.