Përzgjedhja e skamnorëve është bërë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Musli Murseli është donatori i parë në këtë ‘muaj rahmeti’, i cili po i ndihmon skamnorët e këtushëm për dallim prej viteve të mëparshme kur numri i donatorëve ishte më i madh.
Skamnorët e përzgjedhur ishin ftuar në Skenderaj për t’i marrë ndihmat, por në vendin e shpërndarjes kishin ardhur edhe shumë skamnorë të tjerë, duke i vënë në pozitë të palakmueshme bashkëshortët Murseli, por edhe zyrtarët komunalë të pranishëm. Katër-pesë familjeve të cilat janë nuk kishin mundësi të vijnë për t’i marrë ndihmat (të vërbër, të palëvizshëm, apo pa fuqi krahu), komuna (DSHMS), ka marrë përsipër t’ua dërgojë ndihmat në shtëpitë e tyre.
Skenderaj, 30 gusht – Bashkëshortët Fatime e Musli Murseli nga fshati Komogllavë i Ferizajt, me punë të përkohshme në Zvicër tash e 33 vjet, kanë ndihmuar me artikuj ushqimorë 40 familje skamnore në komunën e Skenderajt. Ata me rastin e festës së Fitër Bajramit, këtyre familjeve u kanë dhuruar nga 50 kg miell dhe nga një pako ushqimore në vlerë prej 15 eurosh.