Në seancën inauguruese, Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka bërë konstituimin e organeve kryesore. Pas betimit të kryetarit, z. Sami Lushtaku, në postin e kreut të Komunës, anëtarët e Kuvendit kanë votuar për Kryesuese të Kuvendit, znj. Adelina Spahiu Aliu. Në fjalimin e saj nga pozita e Kryesueses znj. Spahiu u zotua se do të jetë në shërbim të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pa dallim bindjeje politike. Edhe Kryetari i Komunës, z. Lushtaku, e ka uruar znj. Spahiu për postin e Kryesueses, duke i ofruar bashkëpunim ndërmjet dy organeve